Edhe ju mezi po prisni?
Si asnjëherë më parë, 3 shqiptarë do të performojnë në finalen e Eurovision, por për 3 shtete të ndryshme! Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira përfaqëson Qipron.
Sigurisht që do të bëjmë tifo për Eugentin, i cili i mahniti të gjithë me performancën e tij në natën e parë gjysmëfinale, ku “vodhi” zemrat e të gjithë publikut. Por mesa po komentohet në rrjetet sociale edhe Eleni e Ermali janë një “kockë e fortë”.
Finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 12 maj në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të Eurovizionit ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurentët mbrëmjen e nesërme.
Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në rradhë, ndërkohë që Eleni do të jetë e 25-a e do të pasohet nga Ermal Meta që do të këndojë i 26-i, pra i fundit që do të mbyllë garën.
Forca Eugent!