INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 të plagosur në Kavajë, ja autori i ngjarjes

3 të plagosur në Kavajë, ja autori i ngjarjes

Publikuar më: 12:46 17-06-2016

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës në mes të ditës. Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në mes të qytetit të Kavajës ku tre persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, dhe fatmirësisht mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Bashkisë së qytetit, ndërkohë që vendi i ngjarjes është rrethuar nga policia që ka nisur edhe hetimet.
Ja njoftimi i policisë Kavajë:
Më datë 17.06.2016, në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasit,
- Saimir Kurti
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje shkak për konfliktin janë bërë disa shkëmbime fjalesh të tipit, “pse më pe shtrëmbër”. Pas kësaj Kurti është konfliktuar fizikisht me Eqerem Kazazin e 2 shtetasit e tjerë. Me pas ka marrë armën e ka qëlluar ndaj tyre, duke i lënë të plagosur. Mësohet se i plagosur me grushta ka mbetur edhe vetë Kurti.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443