Një stuhi që ka goditur SHBA-në qendrore me borë të dendur, erëra, shi dhe breshër, ka vrarë të paktën tre persona midis të cilëve edhe një vajzë 2 vjeçe. Fluturimet janë anuluar dhe transporti rrugor është bllokuar. Rreth 400 fluturime u anuluan në aeroportin e Minneapolis, në Minnesota pasi bora e rëndë e bëri të vështirë mbajtjen e pistës së fluturimeve të hapur. Autoritetet amerikane mbyllën disa rrugë në jugperëndim të Minnesota-s për shkak të kushteve të rënda atmosferike.