INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 veshjet që duhet t’i keni patjetër në dollap për t’u quajtur “ndjekës të modës”

3 veshjet që duhet t’i keni patjetër në dollap për t’u quajtur “ndjekës të modës”

Publikuar më: 15:13 28-09-2019

Të gjithë kanë shije të ndryshme, për veshjet, për ushqimin apo dhe për pamjen e jashtme. Por këto 3 veshje të garderobës I kanë të gjithë pavarësisht diferencave midis tyre. Janë tre pjesët klasike që gjenden në dollapin e gjithsecilit prej nesh pasi na hyjnë në punë në të gjitha momentet e ditës dhe jetës. E nqs ka disa nga ju që po lexoni që nuk I dini, bëni mirë ti mësoni dhe ti blini tani!

Bluza e bardhë: Po po ajo bluza që përdorni për palestër, për të bërë pazarin, kur nuk jeni në gjëndjen emocionale të duhur ose dhe kur jeni më e lumtura në botë dhe dilni për një ecje. Është ajo bluza me të cilën keni kombinuar të gjitha veshjet tuaja, qoftë një kostum, një sarafan, një fund apo pantallona. Është një must, gjithmonë!

Xhaketa xhins: Dhe kjo funksionin e ka të njëjtë pasi përderisa hyn në këtë renditje do të thotë që kombinohet me cdo gjë. Me fustani tuaj të preferuar me lule, me bluzën e bardhë, me tutat nëse doni të dukeni pak më moderne apo dhe me një fund dhe me atlete, sipas living. Kjo xhaketë xhins është e bukur në të gjitha ngjyrat.

Pantallonat klasike: Janë ato që kanë ëkzistuar gjithmonë, që mbajmë mënd që kur kemi lindur. As të ngushta as të gjëra thjesht drejt pa shumë ndërlikime. Të thjeshta minimaliste dhe të kombinueshme me cdo gjë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877