Pirro Çako bëri bujë me lidhjen e tij në fund të vitit 2011 me partneren 27 vite më të re.
Ata I kaluan të gjitha pritshmëritë e publikut dhe u bënë gati 6 vite në krahët e njëri-tjetrit.
Më pas, çifti në mënyrë të papritur njoftoi ndarjen 3 vite më parë.
Prej atëherë, kompozitori i njohur është treguar i rezervuar për jetën e tij private, të paktën deri më sot.
Ai është fotografuar në një lokal në Tiranë, me një femër simpatike bjonde. Ka qenë revista “Story”, e cila ka siguruar disa foto të këngëtarit gjatë kësaj kohe.
Ende nuk është identifikuar se cila është femra që shoqëron Pirron dhe as nuk dihet nëse janë të lidhur apo jo.