Sot shënohen 3 vjet nga ndarja nga jeta e ish-deputetit dhe ish-Ministrit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Gjatë ditës së sotme, familjarë, miq dhe kolegë ishin të pranishëm në një ceremoni përkujtimore. Në një status në Facebook, vëllai i tij ka ftuar që ata që duan “ta dredhin një” me të aty ku s’jam”.
Kolegët dhe miqtë më të mirë të Olldashit e kanë kujtuar atë edhe në rrjetet sociale.
Në një mesazh në Facebook, Basha shkruan se vlerat e Sokol Olldashit janë të pranishme tek çdo demokrat, ku dhe gjejnë forcën për t’u përballur me një Qeveri të kriminalizuar, sipas kryetarit të PD.
Mesazhi i Lulzim Bashës:
Deputetja Majlinda Bregu ka kujtuar këtë mëngjes Olldashin me një foto ku shfaqen të dy me ngjyra bardhë e zi.
“Masa e vërtetë e burrit është paqja”, shkruan Bregu.
Ndër kujtimet më të veçanta ishin ato të mikut më të mirë të Olldashit, deputetit Astrit Patozi. Ky i fundit i ka dedikuar një këngë me kitarë dhe një poezi.