INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 zëvendësministra të rinj nga Kosova në qeverinë “Rama 2”, zbuloni kush janë ata [FOTO]

3 zëvendësministra të rinj nga Kosova në qeverinë “Rama 2”, zbuloni kush janë ata [FOTO]

Publikuar më: 20:47 06-11-2017

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave qeveria emëroi tre zëvendësministra të rinj të kabinetit. Bëhet fjalë për zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, Valbona Shujaku tek ministria e Kulturës si dhe Hajrull Çeku, të Ministria e Turizmit dhe Mjedisi. Te tre këta zyrtarë janë nga Kosova.

Duhet të theksojmë faktin se kryeministri Edi Rama prezantoi më 7 tetor në Asamblenë Kombëtare të PS-së emrat e 33 zëvendësministrave të rinj, shumë prej tyre emra thuajse të panjohur për publikun. Gjatë prezantimit të ketyre figurave nga Rama, spikati edhe zgjedhja e tij për t’ja besuar këto poste 3 shqiptarëve nga Kosova.
Po kush janë tre të zgjedhurit e Ramës?

Valbona Shujaku ka qenë drejtuese e departamentit të Kulturës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ndërkohë Hajrulla Çeku ka qenë drejtor i një organizate me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës, ndërsa ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.

Ndërsa Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me organizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pas herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

zevend.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939