INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30 kg heroinë sekuestrohen në Portin e Durrësit

30 kg heroinë sekuestrohen në Portin e Durrësit

Publikuar më: 09:12 09-12-2016

30 kg heroinë janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Sipas të dhënave të uniformave blu, Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, gjatë aksionit të tyre kanë arrestuar në flagrancë edhe një shtetas për sasinë e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin A. Kryemadhi, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kg heroinë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 08.12.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Skania kamion me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186,  me drejtues shtetasin A..Kryemadhi shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në tavanin e  karrocerisë kishte disa  pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 52 pako me peshë rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.”

Article Logic
Execution time: 0.0021119117736816