Më 30 korrik, në Majami, do të zhvillohet ndeshja miqësore mes dy gjignatëve spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës. Në stadiumin “Hard Rock” do të zhvillohet “El Klasiko” spanjolle.
Stadiumi ka kapacitet prej 65 mijë spektatorëve, ndërsa çmimi i biletës për këtë sfidës shkon deri më 10.000 dollarë. Deri më tani, “El Klasiko” është zhvilluar vetëm jashtë Spanjës, edhe atë në vitin 1982 , në Venezuelë. Atë kohë , skuadra mbretërore, shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Barcelonës, falë golit të shënuar nga Visente Del Boske.