Edhe në zgjedhjet e 30 qershorit ka patur ‘rikthim’ të personave që kanë ndërruar jetë.
Edhe pse Ministria e Brendshme dha garanci se nuk do të kishte më në listat e votuesve emra të personave që kanë ndërruar jetë, siç kishte ndodhur deri në 2017, në Vorë fenomeni i të vdekurve që “ringjallen” për të votuar është përsëritur.
Gjatë lidhjeve direkte gazetarët kanë raportuar se në listat e zgjedhësve janë konstatuar të listuar emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë vite më pare.
Sipas tyre janë identifikuar 2 prej të ndjerëve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë 12 vite më parë.