Grabitja ka ndodhur në një nga kazinotë që ndodhen në bulevardin Zogu i Parë Tiranë.
Drilon Niko është 30-vjeçari që bëri grabitjen e kazinosë, ai u fut në ambientet e kazinosë dhe nën kërcënimin e armës i mori xhiron e ditës punonjësit. Por personi nuk ka arritur t’ja dalë mbanë sepse forcat e policisë e kanë kapur pak gjatë momentit që po largohej.
Personi në fjalë pritet të dalë në gjyq pavarësisht se dyshohet të ketë qenë i alkoolizuar .