INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30-vjetori epik i Lady Gaga-s + dhurata 25.000 $

30-vjetori epik i Lady Gaga-s + dhurata 25.000 $

Publikuar më: 08:46 28-03-2016

Lady Gaga i ka thënë mirupafshim të 20-tave me një festë epike ditëlindjeje.

Këngëtarja mbush sot plot 30 vjeç dhe ka festuar mbrëmjen e djeshme në No Name Club në Hollywood në shoqërinë e miqve të saj si Taylor Swift, Lana Del Rey, Kate Hudson, Pharrell, Chrissy Teigen, Jon Legend e shumë të tjerë. Një festë e cila ka përfshirë shumë kërcim dhe gjithashtu një performancë nga vetë Lady Gaga. Sipas TMZ, pjesa më kulminante e ditëlindjes ka qenë një dhuratë e marrë nga Gaga e cila konsistonte në një vizatim të quajtuar "Dancing Feet" të realizuar nga mbreti i pop-it , njëkohësisht idhulli i artistes, Michael Jackson në vitin 1990-të. Vizatim ky i cili mesa kuptuam arrin vlerën e 25 mijë dollarëve. Kësaj po që i themi dhuratë ne!

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342