Angela Martini ka mbushur plot 30 vjeç dhe këtë ditë e ka festuar në mënyrën më magjike.
Maldive ka qenë destinacioni i bukuroshes nga Shkodra, ku ka festuar ditëlindjen dhe jo një ditëlindje të zakonshme. Përgjatë bregdetit mahnitës të Maldiveve Anxhela ka zbuluar edhe surprizat që i kanë bërë miqtë e saj të cilat ajo i zbulon edhe me fansat e nëpërmjet këtyre fotove që e përcjellin më së miri gjithë atmosferën. Surpriza nis me shkrimin në rërë ku lexohen fjalët “Birthday girl” duke vazhduar më tej me surprizën më të madhe, me siguri të bërë nga i dashuri i saj miliarderi rumun Dravos Savulescu. I lexohet natyrshëm lumturia në fytyrë “vajzës së ditëlindjes” teksa mban një buqetë me lule në duar dhe pas saj shihet një tavolinë e shtruar në mënyrë shumë romantike e mbuluar me petale trëndafilash. “Surpriza më e bukur për ditëlindjen time. Përtej përrallës”, kanë qenë këto fjalët e bukuroshes që kanë përshkruar gjithë këtë pamje surprizuese.