INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
31 Dhjetori “alla shqiptar”; çfarë nuk mungon

31 Dhjetori “alla shqiptar”; çfarë nuk mungon

Publikuar më: 14:58 27-12-2016

Ndërrimi i viteve në Shqipëri, ka qënë gjithmonë një feste e cila impenjon familjen për mënyren sesi do të festohet. Edhe pse nga viti ne vit, festa tipike familjare rreth tryezes po zbehet, ende 31 dhjetori angazhon këdo për një natë sa më të veçantë.

Por çfarë e dallon 31 dhjetorin “alla shqiptar” nga festimet e fqinjëve apo më gjerë? Intv.al ka listuar disa nga momentet më argëtuese që ende përjetojmë gjatë natës së fundit të vitit.

Tryeza… plot me ushqime

gjeli.jpg

Pazar deri në momentin e fundit që asgjë  të mos mungoj në tavolinë? Po, po flasim për të njëjtën mama, e cila kujdeset në detaj  që tavolina të jetë e tejmbushur me ushqime. Nga ato tradicionale te ushqimet e mësuara nga youtube, ëmbëlsirat, sallatat…. shtëpia duket si nje panair kulinarie, por në fakt është thjesht festa e përvitshme. Mbreti tavolinës, gjeli i detit.

 

Bakllava

bakkkaa.JPG

A mundet të mungoj? Jo, jo dhe jo. Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës bëhet gati në axhendën e festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajne vet, disa të tjera ua besojne furrave.

Ju ndodh edhe ju që përveçse në kuzhine, të gjeni edhe në një tjeter vend të shtëpisë, një tjetër tepsi bakllava? Ok, e kemi dhe për janar:)

 

Pijet… çfarë dëshiron?

pijet.jpg

Familja më jo alkoolike, naten e 31 dhjetorit bëhët tolerante ndaj saj. Në tryeze nuk mungon asnjë marke alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndesishme të jene aty

 

Pastrimi… shtëpia duhet të shkëlqej

pastrimi.jpg

Akoma? Po po, femrat e shtëpisë janë sërish në aksion. Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjej çdo shtëpi të pastër. Është e paster dhe s’ka nevojë? Do të ripastrohet sërish. Nuk ka dyshime për këtë!

 

Arsenal… fishekzjarresh

fishekzjare.jpg

Edhe pse vitet e fundit, përdorimi i fishekzjarreve është duke u monitoruar, nuk mund të keni harruar “luftën” e mesnatës. Nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët do tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarreve në shtëpi. Ishin më të bukura ato të fqinjve? S’ka problem, në 1 janar rihedhim sërish.

 

Leku… në byrek

byyyryryryr.jpg

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Kureshtja vijon. Kujt do ti bjeri këtë vit?

Me shtrenjtësimin e jetesës dilema bëhët me e madhe. Çfarë shume do të marrim në këmbim të lekut? Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gezim tryezës familjare.

 

Festimi

fesataaa.jpg

 

Tani më, dihet nga të gjithë. Deri para mesnate me familjen, pas mesnate me shoqerinë. Mëngjesi? Nuk dihet ku na gjen.

Miqtë

Kush do të hyj i pari në shtëpi? Një tjetër dileme që duhet zgjidhur. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndesishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887