INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
31 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, rritet numri i viktimave

31 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Publikuar më: 13:27 12-06-2020

Në krahasim me një ditë më parë numri i rasteve me COVID-19 ka rëndë ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime, ndërsa 31 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Një qytetar 71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte shtruar prej dy javësh në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë duke e çuar numrin total të viktimave në 36 persona. Lajm tjetër i mirë është se këtë të premte numri i të shëruarve është më i lartë se rastet e reja.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se gjatë orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë.

"Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë", tha Tomini.

Siç bën me dije Task-Forca, ditët e fundit është parë një trend rritës i qytetarëve, të cilat e kanë pasur të nevojshme trajtimi spitalor, ndërsa aktualisht numri i të shtruarve te Infektivi ka shkuar në 48 pacientë, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Article Logic
Execution time: 0.0028929710388184