INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
31 vjet nga vrasja e poetit Havzi Nela, Basha: Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë

31 vjet nga vrasja e poetit Havzi Nela, Basha: Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë

Publikuar më: 11:30 10-08-2019

Ditën e sotme shënohen 31 vjet nga vrasja me vendim partie, të poetit, mësuesit dhe intelektualit Havzi Nela. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një mesazh.

“Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë. Turpi kombëtar dhe ndërkombëtar që ne si shoqëri regjistruam 10 gushtin e 1988-s, kur lejuam në heshtje dhe kokulur varjen me vendim partie të një poeti, kur pranuam të depersonalizuar dhe në tradhti të rëndë ndaj dinjitetit personal dhe kombëtar që banda gjakatare ta bënte shembull kujtimin e tij rrugëve të Kukësit, dhe kur gjithçka e justifikuam me vendime të nënshkruara nga baballarët politikë dhe biologjikë të krerëve të bandës aktuale që prapë shtyp, vjedh dhe dhunon Kukësin dhe mbarë Shqipërinë, ky turp duhet të na skuqë përditë, derisa pendesën dhe reflektimin ta tregojmë me vepra!”-shkruan Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869