INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
33-vjeçarja shpenzoi 100 mijë paund për t’u dukur si Barbi [FOTO]

33-vjeçarja shpenzoi 100 mijë paund për t’u dukur si Barbi [FOTO]

Publikuar më: 12:30 10-11-2016

Një grua ka shpenzuar 100 000 paund për t’u dukur si idhulli i saj Barbie. Kerry Miles ka deklaruar se nëse bashkëshorti i saj do t’i kërkojë që të mos bëjë më ndërhyrje kirurgjikale, ajo do të divorcohet me të.

33-vjeçarja nga Essex, e ka harxhuar këtë shumë në 6 vitet e fundit për trajtimin e saj dhe procedura si botoksi, mbushja e buzëve, zmadhimi i gjoksit.

“Pavarësisht kësaj, mua nuk do të më ndalojë asgjë në synimin që kam, për t’u shndërruar në kukullën e fëmijëve”, ka deklaruar ajo.

Miles është nënë e një fëmije. 33 vjeçarja tregon se u frymëzua nga Barbi pasi kur u rrit ajo ndjehej në depresion rreth pamjes së saj të “mërzitshme”.

2.jpg

3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.11539793014526