Rastet e dhunës në familje po shtohen nga dita në ditë.
Një 34 vjeçar nga qyteti i Lushnjës është arrestuar pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan shtatzënë në sytë e fëmijëve të mitur.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Andi L. dhe se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit në 10 qershor.
Kallëzimi në polici është bërë nga bashkëshortja M.L, 22 vjeçe.
Sipas dëshmisë së 22 vjeçares shtatzënë, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në sy të fëmijëve të mitur.
Gjithashtu bëhet me dije se 34 vjeçari ishte njeri problematik,konsumues alkooli,nuk punonte dhe luante bixhoz, kanë qenë këto shkaqet që kanë çuar në degjenerimin e situatës duke çuar në shtim të dhunës.
Ndaj 34 vjeçarit Andi.L rëndon akuza e dhunës në familje në rrethana rënduese.