INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
35 vjeçari dhunoi barbarisht gruan, arrestohet në flagrancë

35 vjeçari dhunoi barbarisht gruan, arrestohet në flagrancë

Publikuar më: 09:28 26-07-2016

Dhuna në familje nuk ka të ndalur, pavarësisht se në Kodin Penal penal janë ashpërsuar masat ndëshkuese.
Një 35 vjeçar nga Lushnja ka disa kohë që dhunon barbarisht bashkëshorten e tij. Dhuna fizike e ajo prikologjike ka qënë e vazhdueshme për 30 vjeçaren.
Ndërkohë Policia ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Çerçiz Xhumari, 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnje pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases R.Xh, 30 vjeçe në banesën e tij. Çerçiz Xhumari do të hetohet për veprën penale  “Dhunë në familje”, dhe do të jetë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje që do të zbardhë ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876