Teknologjia po transformon jetët tona, ndoshta edhe duke u bërë e rrezikshme.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Japoni ku një 35-vjeçar ka vendosur të martohet me një popstare japoneze. E duke qënë se kjo ishte e pamundur në realitet, ai e gjen një mënyrë.
Veshur elegant si një dhëndër ai martohet me vajzën e ëndrrave por ajo nuk është reale,është thjesht një hologram.
Por ai është i sigurt për zgjedhjen e tij duke e dëshmuar edhe me foto.
Një martesë e tillë nuk është ligjore, por ai ka menduar të jetojë realitetin e tij.
Ai jeton bashkë me hologramën, e përshëndet kur ai shkon në punë, dhe kur vjen nga puna i ndez dritat. Por në shtrat e shoqëron vetëm një arush.