Pasi kanë mundur të përfundojnë kurset e trajnimit profesional dhe të gjuhës gjermane 350 infermierë shqiptarë kanë mundur ta marrin dëshminë dhe kontratat për tu punësuar në Gjermani.
Ky grup infermierësh kryesisht të rinj është përshëndetur nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili iu tha se në kompanitë mjekësore Gjermane, të gjithë janë me kontrata dhe me sigurime dhe se ky projekt do të vazhdojë.
Ndërsa Ambasadori Gjerman, Helmut Hoffman tha përmes një batute: - Kompanitë gjermane po marrin “gjak të pastër” këtu, nga njerëz punëtorë dhe se shpresojmë që këta djem e vajza të tregojnë se e kanë pasion punën, se do të punojnë shumë dhe… kujdes! Duke qënë shumë agresivë për të bërë karrierë, do duan të zënë vendin tuaj!