INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
37 vjeçarja vuan nga sindroma “Bukuroshja e fjetur”, që e detyroi të humbasë punën [FOTO]

37 vjeçarja vuan nga sindroma “Bukuroshja e fjetur”, që e detyroi të humbasë punën [FOTO]

Publikuar më: 16:18 11-11-2016

Një femër  vuan nga një çrregullim i rrallë gjumi që i shkakton asaj nevojën për të fjetur 22 orë në ditë. Dhe sërish vazhdon të ketë ndjenjën e lodhjes!

37 vjeçarja Heather Reed dy vite më parë u diagnostikua me sindromën Kleine-Levin.  Kjo u quajt gjithashtu edhe si sindroma “Bukuroshja e fjetur” që i shkakton 37 vjeçares lodhje të vazhdueshme.

3A43409600000578-3926926-image-a-35_1478862007805.jpg

 

Gjatë një dite ajo mund të flejë rreth 12 orë ndërsa gjatë një dite të keqelodhshme, ajo ndjen nevojën  për të fjetur edhe për rreth 22 orë.

Gjatë betejës 7 vjeçare me këtë sindromë ajo ka humbur punën e saj si dhe jeta shoqërore i është kthyer në një lëmsh të vërtetë.

Reed është shprehur se kjo ka shumë ndikim në jetën e saj. “Ndihem si një fantazmë. Kalova nga një jetë e shëndetshme në stadin ku e kam të vështirë të ngrihem nga shtrati.  Nuk mund të bëj pothuajse asgjë në atë kohë të kufizuar që më mbetet”.

“Edhe sikur të dua të pi një kafe, më duhet ta planifikoj më parë. Por me kalimin e kohës jam munduar ta menaxhoj mirë kohën dhe të mësohem me këto simptoma”, vazhdon ajo.

 

Por për fat të keq, ditët e saj të mira tani janë të pakta pasi është e detyruar të flejë më shumë.

Personat që mbartin këto simptoma mund të jenë nervozë, të çorientuar, me sjellje fëminore dhe ndjejnë nevojën për të konsumuar sasi të mëdha ushqimi.

Pasi kalon kjo gjëndje ata mund t’i kthehen normalitetit, por kur i rikthehen sërish, ndodh të bien në depresion për shkak të gjëndjes.

Afërsisht 1.000 persona në mbarë botën vuajnë nga ky çrregullim dhe nuk ka ndonjë shërim për këtë.

Megjithatë ka ende shpresë se sindromi “Bukuroshja e fjetur” mund të shërohet brenda 7 viteve dhe zonjusha Reed mban shpresa se një ditë do të mund të shërohet pasi për shkak të saj, i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra.  

 3A43408200000578-3926926-image-a-34_1478861968334.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582