Një 38- vjeçare i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën “Bajo Topulli, pranë Kryegjykatës. 38- vjeçarja me inicialet E. K., është dërguar menjëherë në spital por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga rënia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.