INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4,100 fëmijë lindën me defekte të rënda. Shkak ilaçi i Epilepsisë [VIDEO]

4,100 fëmijë lindën me defekte të rënda. Shkak ilaçi i Epilepsisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 01-05-2017

Deri në 4,100 fëmijë në Francë pësuan defekte të rënda të lindjes pasi nënat e tyre morën, ilaçin që kuron epilepsinë, bëjnë të ditur autoritetet franceze të shëndetësisë.  Sipas një raporti të përbashkët nga Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave (ANSM) dhe organizmit kombëtar të sigurimeve shëndetësore, medikamenti, i cili është përshkruar edhe në Francë për çrregullime bipolare, është marrë nga 100.000 gra shtatzëna midis viteve 1967 dhe 2016. Besohet gjithashtu se ky medikament është marrë edhe nga mijëra gra shtatzëna në Britani të Madhe. Disa familje të fëmijëve të lindur me defekte të lindjes për gratë që kanë marrë ilaçin ndërsa ishin shtatzëna po padisin kompaninë, duke pretenduar se nuk i ka paralajmëruar ata për rreziqet. Alarmi dhe paralajmërimet e lëshuara në Francë në vitin 2014  u dhanë dhe në vitin 2016 në Britani. Marrja e këtij medikamenti mund të shkaktojë një gjendje në të cilën kordoni i palcës nuk formohet siç duhet dhe mund të zgjatet përmes lëkurës, si dhe shkakton defekte të zemrës dhe organeve gjenitale. Rreziku i problemeve të autizmit dhe zhvillimit u gjet gjithashtu të jetë më i lartë tek fëmijët e lindur nga nënat që janë mjekuar për epilepsi në një raport të realizuar gjatë këtij viti. Një vlerësim paraprak sugjeroi që 30 deri në 40 për qind e fëmijëve të ekspozuar në mitër mund të pësojnë çrregullime të tilla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613