Kohët e fundit telenovelat turke, po pushtojnë ekranet televizive, sidomos në Ballkan.
Ato ndiqet nga mosha të ndryshme dhe janë më shumë për familjarë. Kohët e fundit është bërë një sondazh në lidhje me aktorët turq meshkuj më të bukur që marrin pjesë në telenovelat më të ndjekura së fundmi. Ju mund të shtoni edhe ndonjë aktor tjetër në këtë listë, por ju sjellim 4 prej tyre.
1. Kenan Imirzalioglu
Ai ka lindur më 18.08.1974 në fshatin Uchem, të Ankarasë. Njihet si aktor dhe model i suksesshëm. Filloi të punonte si model kur ishte student në një agjenci. Fitoi çmime të rëndësishme në fushën e modës. Më pas, mori shumë ftesa për filma. Disa prej filmave të tij: “Deli Yurek”, “Kabadayı”, “ Ezel” etj.
2. Murat Yildirim
Aktori i njohur turk, ka lindur më 13 prill 1979 në Konya, Turqi. Ai ka mbaruar studimet për dramaturgji dhe ka bërë debutimin e tij në serinë televizive "Ne duhet të qëndrojmë së bashku”, ku fitoi shumë fansa. Gjithashtu edhe në serialin “Asi”. Ai ka qenë i martuar me Burçin Terzioğlu, të cilët ishin të martuar prej vitit 2008 deri më 2014. Për momentin kudo në Ballkan, po korr sukses me bashkëpunimin me aktoren e njohur turko-gjermane, Meryem Uzerli në serialin “ Mbretëresha e Natës”. Thuhet se mes tyre ka një lidhje dashurie.
3. Kivanc Tatlitug
Ai ka lindur më 27 tetor 1983, në Adana, Turqi. Kivanc është aktor dhe model që ka marrë dy çmime në Golden Butterfly për aktorin më të mirë. Aktori ka fituar çmim si modeli më i mirë i Turqisë dhe modeli më i mirë i botës në vitin 2002. Ai është turk me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina. Njihet për rolin e tij si Mehmeti në serialin "Gyumyush", ku fitoi shumë fansa të tjerë. Ka marrë pjesë në seriale të tjera si: "Menekshe dhe Halil”, "Kuzey Güney" etj. Njihet ndryshe si Bred Pit-i i Turqisë.
4. Burak Ozcivit
Ai ka lindur më 24.12.1984 në Mersin, Turqi. Në të kaluarën e tij ka qenë model i suksesshëm, ku në vitin 2003 fitoi në konkursin për "Best Model of the World". Njihet për pjesëmarrjen në seriale si: "Sulejmani i Madhërishëm”, “Kara Sevda” “Muhteşem Yüzyıl” etj.
Burimi: Beauty-around
Përshtati: Anisa Bega