INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Arsye pse duhet të keni patjetër në jetën tuaj një person të shenjës së demit

4 Arsye pse duhet të keni patjetër në jetën tuaj një person të shenjës së demit

Publikuar më: 10:41 21-10-2016
Shenjat e horoskopit tregojnë shumë për karakterin dhe mënyrën si e shikojnë njerëzit botën.
Do ndalemi vetëm te shenja e demit, e cila mesa duket paska shumë veti të mira. Nëse jeni vet dem, apo keni njerëzit tuaj të dashur, zbuloni më shumë rreth tyre.
 
1. Të qetë dhe ruajnë kontrollin
Personat dem qëndrojnë larg nga turma, sidomos nëse bëhet fjalë për  konflikte. Ata e njohin veten e tyre që  mund të shkojnë në ekstrem, nëse dikush  këmbëngul  në një debat, prandaj preferojnë të mënjanohen. Ruajtja e kontrollit, është një veti mjaft e mirë e tyre.
 
2. Janë realist
Një person i kësaj shenje gjithmonë qëndron me këmbë në tokë. Demat nuk janë ëndërrimtarë, apo të bëjnë premtime që nuk mund t’i mbajnë. Ndonjëherë janë tepër realist dhe rrezikojnë me personat e afërt, por në fund të gjithë e kuptojnë, se një dem kishte të drejtë. Motoja e tyre: Veprat flasin, jo fjalët.
 
3. Nuk tradhëtojnë
Personat e kësaj shenje janë shumë besnikë dhe e duan shumë qëndrueshmërinë. Atyre i pëlqen të keni stabilitet në jetë dhe nuk rrezikojnë sidomos prishjen e familjes. Ata kontribojnë shumë për një familje të shëndetshme dhe nuk duan të kenë aventura të rrezikshme. Partneri dem nuk do ju zhgënnjejë!
 
4. Menaxhojnë mirë paratë
Një ndër tiparet e tyre është edhe kujdesi që kanë për paranë. Ata mendojnë për ditët e vëshitra dhe nuk i harxhojnë paratë pa arsye. Me një dem nuk do gjendjeni lehtë në një situatë të vështirë ekonomike.
 
Pra, të dashur dem mesa duket jeni shumë të mirë për t’ju pasur pranë.
 
Burmi: Psychicguild
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656