INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Arsye pse personat që kanë kafshë shtëpiake janë më të lumtur

4 Arsye pse personat që kanë kafshë shtëpiake janë më të lumtur

Publikuar më: 14:46 31-10-2016
Thonë  se personat  që i duan kafshët janë njerëz të mirë. Secili prej jush ka dikë që ka një të tillë.
Ekspertët kanë renditur disa arsye, pse njerëzit që kanë kafshë shtëpiake janë më të mire, të lumtur dhe pozitivë:
 
1. Kafshët të largojnë dramat në jetë
Nëse ndodheni në një periudhë jo të mirë të jetës suaj, nëse keni një kafshë, do ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Nuk do e shikoni çdo gjë me pesimizëm.
 
2. Ulet rrezikshmëria për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës
Nëse keni një kafshë në shtëpinë tuaj, i keni më të vogla mundësitë për t’u prekur nga ndonjë sëmundje që ka lidhje me zemrën. Dashuria që jep, do ju mbajë larg nga problemet me zemrën.
 
3. Ndiheni më mirë fizikisht
Nëse keni një qen, ai do ju shoqërojë edhe kur ju dilni për ecje ose vrap. Kafsha ju motivon të bëni një aktivitet fizik.
 
4. Keni mikun më të sinqertë
Kafsha shtëpiake që keni, ju jep dashuri të pastër dhe kjo ju bën mirë për gjendjen tuaj shpirtërore. Sinqeriteti  i dashurisë që ju jep, jua bën jetën edhe më të bukur. Miku juaj më i mirë !
 
Burimi: Stories.barkpost
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.002147912979126