INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 arsye të rëndësishme pse duhet të përdorni mjaltin për flokët

4 arsye të rëndësishme pse duhet të përdorni mjaltin për flokët

Publikuar më: 12:32 29-08-2017

Industria e kozmetikës sa vjen e ndryshon. Tashmë, më shumë se kurrë, femrat po i kushtojnë vëmendje të veçantë produkteve, kryesisht atyre natyrale për flokët dhe lëkurën. Kur bëhët fjalë për flokët, maskat e krijuara në kushte shtëpie kanë zënë një vend të veçantë dhe ndërkohë që uthulla e mollës është duke bërë naming, mjalti është një tjetër përbërës mjaft i rëndësishëm.
Ja disa arsye pse duhet të përdoret më shpesh në rutinën tuaj të bukurisë.

Ushqen fijet e flokëve me vitamina dhe minerale
Mjalti ka veti të përthithë lagështirën nga ajri. Higroskopia e tij, pra aftësia e një materiali për të absorbuar ujin nga ajri, së bashku me efektin antibakterial dhe zbutës e bëjnë mjatin një përbërës ideal për flokët dhe skalpin.

Mjalti stimulon rritjen e flokut
Nëse produktet tuaja për forcimin dhe rritjen e flokëve nuk po funksionojnë siç duhet, provoni t’ju shtoni atyre mjaltë si stimulus. Duke hedhur disa pika nga ky përbërës i bletëve, përforconi lajren e flokëve me element antiseptikë duke forcuar rrënjët e flokëve dhe duke pakësuar rrënien e tyre.

Trajton flokët e ngjyrosur
Flokët e ngjyrosur janë mjaft problematikë dhe të vështirë për t’u trajtuar, sepse janë më të thatë, më të hollë e të ashpër, ndryshe nga floku natyral.
Për ta pasur flokun të shëndetshëm, duhet kujdes, në mënyrë që të mos përballesh më maja të djegura dhe flokë të këputur.
Për këtë vjen në ndihmë mjati.
Përdor maskën me mjaltë. Përzje 2 lugë mjaltë dhe 3 lugë vaj ulliri. Aplikoje në flokë dhe mbaje për 20 minuta. Shpëlaje me shampon dhe ujë të bollshëm.

Ju fal shkëlqim flokëve
Ëinnie the Pooh kishte të drejtë; mjalti dhe qumështi janë çifti ideal.
Flokët janë më të zbutura kur ushqehen dhe mjalti ka një reputacion të mirë për këtë fakt. Qumështi përmban protein si hirra dhe kaseina (casein) të cilat forocjnë fijet dhe stimulojnë shtimin. Kombinojini të dyja në një maskë dhe aplikojeni atë për 20 minuta tek flokët.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332