INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 arsyet pse COCO do ju bëjë ta dashuroni si LOCO

4 arsyet pse COCO do ju bëjë ta dashuroni si LOCO

Publikuar më: 20:32 28-03-2018

Nga Dafne Bajraktari

Po kaloni një ditë pashpjegueshmërisht të keqe? Jeni pa gjumë? Derdhët kafenë? S’po ftilloni dot rrobat edhe flokët? Ju la dashuria e jetës?

Pixar ka krijuar ilaçin e duhur për ju; COCO. Filmi fitues i çmimit Oscar në kategorinë e “Filmit më të Mirë të Animuar” për vitin 2017, është doza e duhur e lumturisë që na duhet në jetë.

Nuk ka rëndësi sa vjec jeni, ëmbëlsia e këtij filmi i prek të gjithë.

Coco tregon historine e Miguel, një djalë i vogël meksikan i cili ka një pasion; Muzikën. Por muzika në familjen e tij, për shkak të së shkuarës së dhimbshme, është e ndaluar.

Mbas një konflikti me familjen e tij, Miguel në mënyrë magjike në festivalin e Dia de los Muertos (Dita e të Vdekurve) udhëton për në tokën e të Vdekurve.

Por nuk po ju bëj me spoilers, pasi duhet ta shihni vete. Le te fokusohemi te arsyet pse ju do bëheni loco (do çmendeni) për Coco-n.

1. Baza e këtij filmi janë familja dhe traditat

23ff4f4b-1be3-43a8-b27b-e83048ee1276.jpg

Filmi sjell esencën e vërtetë të festivalit të Dia de los Muertos, e cila qëndron në përkujtimin e pjesëtarëve të familjes dhe kalimin e kujtimit të tyre brez pas brezi.

Por gjithashtu, na kujton se të gjithë kemi probleme me familjen. Në fund të fundit, ne nuk kemi mundësi zgjedhjeje përsa i përket familjes. Ajo mund te jetë mbytëse, e lodhshme, mund mos të t'i mbështesi ëndrrat dhe dëshirat. Shkurt, familja mund edhe të të çmendi fare herë pas here.

Por në fund të ditës, familja është e rëndësishme pasi janë rrënjët e tua, janë mbrojtja jote gjatë stuhisë, vendi i sigurtë ku mund të qëndrosh edhe të rritesh. Dhe më e rëndësishmja; është streha e dashurisë së pakushtëzuar.

Ne Meksikë, familja është epiqendra e çdo gjëje. Pra në film, nuk portretizohet vetëm tradita e Dia de los Muertos, por edhe afrimiteti dhe marrëdhëniet e familjes meksikane dhe të familjeve në përgjithësi.

2. Muzika është një perle

a0f9bc3b-d6d1-4c1b-9b0c-aca9fd401ae7.jpg

Kjo pikë vërtetohet edhe nga çmimi i fituar i Oscar-it për Këngën më të Mirë.

Remember me, është një ode e dashurisë prindërore dhe e mureve te distancës të cilat bien kur dashuria qëndron në mes. Plus që është nga ato këngë që të fiksohet dhe mbas filmit do e gjesh veten duke e kënduar vend e pa vend.

Jo vetëm Remember Me, por të gjitha këngët e filmit janë të mrekullueshme, pasi në fund te fundit, një nga komponentët kryesorë të magjisë së Coco-s është muzika.

3. Është estetikisht shumë i arrirë

4773583c-494c-4e04-a0b9-482ebbe788ed.jpg

Neutraliteti i ngjyrave në këtë film, nuk ekziston. Është shumëngjyresh, plot drite dhe me personazhe te mirë-vizatuara. Mendoni; është një film më të vdekur dhe skelete, por nuk është aspak i frikshëm. Përkundrazi, është aq i këndshëm sa i bën skeletet të duken të bukur.

Çdo gjë është e kuruar në detaj, madje dhe arkitektura e qytetit është bazuar në atë të fshatrave meksikane.

4. Është film që të bën të ndihesh më afër me njerëzit që ke pranë

571a6e1c-1a21-4ad5-bcad-ca1915e53226.jpg

Bazuar në një eksperience personale, Coco është film që të afron.

Një mik, i cili e kishte mamanë me kancer, teksa me shprehej sa i mërzitur ishte me tha se nuk dinte ç'të bënte që mamaja e tij te ndihej me mire.

I sugjerova të bënte një Movie Night me mamin e të shihnin Coco-n.

Me vonë, më shkroi e më falenderoi. Me tha se filmi ja kishte mbushur zemrën me një ndjesi të ngrohtë lumturie, atij dhe mamasë. Të dy bashkë e kishin diskutuar me orë të tëra, kishin vazhduar me batutat e filmit në shtëpi duke kënduar Remember me.

Në një jetë të shpejtë dhe të rrëmujshme si kjo që po jetojmë, është bukur që herë pas here të ulesh, të shkëputesh nga stresi dhe negativiteti dhe te fokusohesh te diçka që të përcjell vetëm pozitivitet e të bën të rimendosh për gjërat të cilat me vërtë kanë vlerë.

Pra siç e shihni është e vërtetuar shkencërisht që do ndiheni mirë (shkenca në këtë rast është e bazuar te analizat dhe studimet e mia).

Për një mbasdite të këndshme, jua rekomandoj me shumë dashuri, pasi të gjithë e meritojmë të shlodhemi mbas një dite të shëmtuar dhe të zhurmshme./ INTV

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936