INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 fakte interesante lidhur me seksin dhe mendjen e meshkujve

4 fakte interesante lidhur me seksin dhe mendjen e meshkujve

Publikuar më: 10:39 08-05-2017

Sepse meshkujt janë krijesa të çuditshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për seksin.

Mendja e mashkullit kujton “seksin e mirë” – Një çift neuronesh në trurin e mashkullit është zbuluar se kërkojnë seksin përpara se të kërkojnë ushqimin. Këto neurone gjithashtu janë edhe përgjegjëse për të kujtuar eksperiencat e mira seksuale. Një studim amerikan ka zbuluar se ndryshimet gjenetike mes dy sekseve kanë çuar në ndryshime strukturore në trurin e mashkullit gjatë zhvillimit seksual.

Meshkujt gënjejnë mbi numrin e femrave me të cilat kanë fjetur – Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë zbuluar se kur vjen puna te seksi, meshkujt duan të shikohen si “burra të vërtetë”, ose si persona që kanë pasur shumë partnere dhe shumë eksperienca seksuale. Shkencëtarët pyetën dy grupe meshkujsh mbi numrin e partnereve seksuale që kanë patur. Njëri grup u pyet thjeshtë, ndërsa grupi tjetër u lidh me një aparat që nuk ishte një detektor gënjeshtrash, por pjesëmarrësve në eksperiment iu tha se ishte. Grupi i parë doli me një mesatare shumë më të lartë partneresh.

Lotët e femrës e ulin dëshirën seksuale te meshkujt - Sipas shkencëtarëve izraelitë, lotët përmbajnë sinjale kimike që ulin eksitimin te meshkujt. Në studim, meshkujve iu dha të nuhasnin lot dhe pështymë femrash. Rezultatet treguan se meshkujt që nuhatën lot, i perceptuan si më pak tërheqëse seksualisht femrat në krahasim me ata që nuhatën pështymë. Kjo sepse lotët rrisin simpatinë dhe ndjesinë e përkujdesjes.

Meshkujt janë bërë që të çmenden pas femrave – Testosteroni prish rajonin e kontrollit të impulsit në tru dhe kjo shpjegon edhe faktin që një mashkull e “ha me sy” një femër kur e shikon në rrugë, por në momentin që nuk e ka më në fushëpamje, e harron menjëherë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046451091766357