INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 fakte që duhet të kemi parasysh përpara se të depiloheni [FOTO]

4 fakte që duhet të kemi parasysh përpara se të depiloheni [FOTO]

Publikuar më: 16:34 04-07-2018

Sezoni i verës nënkupton edhe depilim më të shpeshtë, por depilimi është sinonim i dhimbjes. Ekzistojnë disa fakte që duhet t’i dimë për depilimin dhe t’i kemi parasysh përpara se të depilohemi.

Depilimi me lazer nuk është për të gjithë
Të gjithë duam që të aplikojmë depilimin me lazer pasi do të mbaronin të gjitha hallet e femrave përgjithmonë, por jot ë gjitha vajzat mund ta aplikojnë. Rekomandohet se duhet të konsultoheni me një mjek specialist.


Përpara se të shkoni tek estetistja, mos i prisni qimet
Ndoshta ju ndodh që të keni pak siklet kur të shkoni tek estetisja dhe qimet tuaja janë rritur më shumë seç duhen. Prandaj duhet t’ju themi që nuk duhet të ndërhyni tk qimet dhe nuk duhet t’i prisni sepse mund të ndodhë që t’i prisni më shumë seç duhet dhe atëherë dylli nuk arrin t’i shkulë mirë qimet.


Mos pini kafe para se të depiloheni me dyllë
Ju duket e çuditshme? Na lejoni t’ju themi se është e vërtetë pasi kafeina do ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe për pasojë, edhe dhimbjet do t’i ndjeni më shumë. Shmangni të gjitha gjërat që përmbajnë kafeinë. 


Depilimi me dyll hollon qimet
Kjo është shumë e vërtetë dhe nëse depiloheni prej vitesh me dyllë, do të vini re që qimet tuaja do të jenë më të holla dhe depilimi do të jetë gjithmonë e më pak i dhimbshëm.

 ceretta-a-caldo-sulle-gambe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229