INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 fazat e jetës sipas Carl Jung. Po ju në cilën ndodheni?

4 fazat e jetës sipas Carl Jung. Po ju në cilën ndodheni?

Publikuar më: 16:37 16-01-2017

Teksa endemi në udhëtimin e jetës, kalojmë ndryshime rrënjësore.

Disa njerëz përdorin termin “kriza e moshës të mesme” për të bërë një llogaritje se në cilën fazë të jetës jemi. Sipas psikologut të famshëm zvicerian Carl Jung, jeta jonë kalon në katër faza. Ashtu siç i përshkroi ai, këto faza lidhen me llojin e njeriut që jemi dhe motivimet tona. Këto faza nuk kanë lidhje me moshën apo arritjet dhe gjatë gjithë jetës ne ecim para ose pas nëpër këto faza.

Faza e Atletizmit
Kjo fazë përqendrohet në shqetësimin tonë që e kemi për dukjen e jashtme. Kjo mbase është faza më e pamaturuar, narciziste dhe kritike e jetës tonë. Shumë njerëz madje nuk dalin dot prej saj ose i rikthehen shpesh.

Faza e Luftëtarit
Në këtë fazë ne fokusohemi më shumë tek ajo se çfarë do arrijmë, duke bërë çmos për të qenë më të mirët në çdo gjë që bëjmë. Kjo është faza kur ne mendojmë dhe përpiqemi të arrijmë më shumë se kushdo tjetër. Madje, shpesh rikrijojmë vetvetn.

Faza e Deklarimit
Në fazën e Deklarimit, ndjehemi të pakënaqur edhe pasi keni arritur shumë gjëra në jetë. Aktualisht jemi në kërkim të mënyrave për të ndihmuar dhe për të sjellë ndryshim në botë.

Faza e Shpirtit
Në fazën e fundit dhe përfundimtare, sipas Jung, kjo është koha ku ne e kuptojmë se 3 fazat e tjera nuk na përcaktojnë si person. Këtu ne kuptojmë se jemi qenie hyjnore. Ne tani jemi spektatorët e jetës tonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955