INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 GABIMET në dush që çojnë në zhvillimin e ekzemës dhe problemeve të tjera me lëkurën

4 GABIMET në dush që çojnë në zhvillimin e ekzemës dhe problemeve të tjera me lëkurën

Publikuar më: 14:26 22-10-2019

Sipas dermatologëve, sëmundja më e zakonshme e lëkurës është eczema. Me kalimin e viteve, gjendrat e yndyrës nën lëkurë, fillojnë të ngadalësojnë procesin e prodhimit të sebumit, e kjo shpesh rezulton edhe në tej tharje të lëkurës (një ndër shkaqet kryesore të ekzemës). Fatkeqësisht, disa gabime tonat të përditshme përshpejtojnë procesin e tharjes së lëkurës duke rritur rrezikun për t’u prekur nga problemet dermatologjike. Për të shmangur ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës, këtu janë gabimet që duhet të shmangni gjatë dushit.

Temperatura shumë e nxehtë e ujit

Për shumicën e njerëzve, dushet e nxehta janë terapeutike pasi ndihmojnë në relaksim e muskujve. Sidoqoftë, ekspertët thonë se uji i nxehtë mund të thajë yndyrën natyrale të lëkurës tuaj dhe madje promovon qarkullimin e dobët të gjakut.

Dushet e gjata

Sipas dermatologëve, nuk duhet të kalojmë më tepër se 10 minuta në dush. Përdorimi me tepri i produkteve si shampo, balsam, skrabe etj, uji i nxehtë thajnë lëkurën më shumë nga se duhet.

Eksfolimi i përditshëm

Eksfolimi i lëkurës është një proces i domosdoshëm sepse eleminon qelizat. Sidoqoftë, eksfolimi i përditshëm mund të çojë në dëmtim të lëkurës! Qoftë kimik (me acide) apo fizik (scrubi tipik me sheqer e vaj ulliri) eksoflimi i tepërt irriton lëkurën.

Shkumoni çdo pjesë të trupit

Për shumicën e njerëzve, kjo mund të tingëllojë çudtishëm, sepse është e vështirë ta konceptosh një dush pa shumë shkumë dhe avull, aq sa mos të shohësh nga sytë. Sapuni e shampot janë krijuar për të pastruar trupin nga papastërtitë, por eleminojnë dhe yndyrën e trupit. Sipas dermatologëve të shkumosh krahët dhe këmbët është një ide e keqe, sepse gjymtyrët nuk kanë yndyrë të mjaftueshme, dhe nëse ju përdorni produkte të ashpra me kimikate, mund të çojnë në tharjen e lëkurës. Living.al

Article Logic
Execution time: 0.0031058788299561