Mund të shpenzoni shuma të mëdha në produktet kozmetike, e sërish mos të mbeteni të kënaqura me këto të fundit ! Arsyet mund të jenë të shumta, por duke mos diskutuar cilësinë e produktit, mbetet ajo që ju të keni gabuar me zgjedhjet tuaja! Jo të gjitha produktet u përshtaten tipeve të lëkurës, ndaj ju duhet ta njihni mirë këtë të fundit! Kremrat hidratantë vijnë në trajtë emulsioni apo kremoze, fondatinat në trajtë pudre apo të lëngshme…ajo që ju duhet të bëni është të mësoni se çfarë lloji lëkure keni në mënyrë që të përdorni produktet e duhura. Megjithatë lëkura, si vija e parë e sistemit imunitar, është një organ me miliona receptorë që përgjigjen ndaj agjentëve të jashtëm, kur diçka nuk shkon! Ndaj living do të rendisë më poshtë 4 shenjat që ju jep lëkura kur produkti që keni blerë nuk bën për ju
1.Kruajtje
Sinjali i parë që dërgon lëkura është kruajtja dhe mund të jetë tregues i një alergjie. Nëse një produkt ju shkakton kruajtje ndërpriteni menjëherë përdorimin dhe konsultohuni me një dermatolog.
2.Djegie
Nëse ndjeni thumbime në siperfaqen e lëkurës, kjo ndodh sepse trupi juaj është inflamuar dhe mund të kaloni ndonjë infeksion të lehtë. Shumë njerëz që vuajnë nga eczema apo rosacea ndjejnë djegie kur përdorin produkte të ndryshme kozmetike pasi mund të kenë përbërës shumë të ashpër për lëkurën tuaj,
3 Skuqje. Inflamacioni shpesh shoqërohet me dhimbje ose kruarje, por ndonjëherë mund të jetë një problem edhe më serioz i mbuluar nën lëkurë, sipas Living. Qëndro larg produkteve që të skuqin lëkurën dhe të irritojnë.
4.Puçrrat janë një tjetër shenjë që lëkura juaj nuk po i toleron produktet me të cilat po lyeni lëkurën.