INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 gjëra që femrat duhet të bëjnë për t'u kënaqur në shtrat

4 gjëra që femrat duhet të bëjnë për t'u kënaqur në shtrat

Publikuar më: 12:29 18-09-2017

Ndodh që një koment i kotë prej dikujt të cilin keni vetëm një javë që e njihni apo një mungesë dëshire për seks të partnerit tuaj me të cilin keni vite bashkë, të bëjë të mendoni: A jam kaq e keqe në seks?

Së pari, është e vështirë të dalësh në një përfundim të tillë për jetën tuaj seksuale, pasi ka forma të ndryshme të intimitetit. Çfarë pëlqen një person në shtrat, nuk e pëlqen dikush tjetër dhe e anasjellta.

E megjithatë, ka disa mënyra si të kuptoni që po jepni maksimumin në shtrat dhe kjo nuk do iu bëjë të ndiheni keq. Edhe pse ju me veten mund të ndiheni tepër të kënaqura çfarë bëni poshtë çarçafit, ka gjithmonë hapësirë për përmirësim. Ja se si:

Mos e vrisni mendjen si dukeni

Është e natyrshme që femrat të shqetësohen gjithmonë për pamjen e tyre të jashtme, porn ë një situatë të tillë, është gjeja e fundit që duhet të mendoni. Kjo sepse në momentin që jeni duke kryer marrëdhënie seksuale me dikë, e keni kaluar me kohë testin se sa tërheqëse jeni për të, kështuqë shijoni momentin.

Fokusohuni tek cilësia, jo sasia

OK, kush nuk dëshiron të ketë një jetë seksuale të bollshme? Unë jo shumë prej nesh. Ndonjëherë, megjithatë, është më mirë të përqendrohesh në marrjen e kohës dhe të kesh një marrëdhënie seksuale me të vërtetë të kënaqshme sesa të përpiqesh të mbushësh një kuotë.

Nëse jeni në një marrëdhënie prej kohësh, kjo mund të nënkuptojë që të mos ketë seks aq shumë, por të ngadalësoni seksin që keni, dhe të kënaqeni të dy.

Mos kini frikë të kërkoni atë që doni

Vajza, jeta është shkurtër.  Është thënë shumë herë më pare dhe duhet të thuhet përsëri: Nëse ka një gjë që njerëzit nuk mund të bëjnë, është të lexojnë mendjen. Jemi plotësisht dakort me ju nëse mendoni se kjo nuk është aspak seksi, porn a besoni, disa njerëz e kanë plotësisht të nevojshme të dinë si  ë veprojnë me ju. Sigurisht që me kalimin e kohës nuk do kenë nevojë t’ju pyesin.

Përpiquni të bëni hapin e parë

Kjo nuk do të thotë që nuk e bëni, por ndonjëherë mjaftoheni me idenë se meshkujt duhet të jenë ata që bëjnë hapin të parët. Në fakt, jo. Meshkujt e adhurojnë kur jkanë femat ato që e nisin të parat, madje kjo ju jep edhe më shumë vetëbesim. Çfarë prisni? Niseni ju argëtimin!

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415