INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 gjëra të çuditshme që i ndodhin trupit tuaj kur jeni të dashuruar

4 gjëra të çuditshme që i ndodhin trupit tuaj kur jeni të dashuruar

Publikuar më: 10:23 13-07-2017

Ndiheni sikur jeni të varur në momentin që keni rënë në dashuri me një person? Mos u shqetësoni sepse nuk jeni të vetmit.

Studimet kanë treguar që dashuria mund të bëjë gjëra të mrekullueshme për trupin e gjithsecilit që e provon këtë ndjenjë.
Fluturat në stomak por edhe gjendje humori të mirë janë vetëm disa nga shenjat e para që ndodh kur sapo keni rënë në dashuri me një person. Por mësoni më shumë se çfarë ndodh me trupin tuaj që në momentin e parë që bini kokë e këmbë në dashuri me dikë.

1) Dashuria lehtëson dhimbjet
Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Stanford zbuloi se të jesh e dashuruar do të bëjë që të përballoni çfarëdo dhimbje. Personave të cilët morën pjesë në këtë studim janë ndarë në dy grupe dhe njëri prej grupeve i është treguar fotografia e të dashurve të tyre kurse grupit tjetër një fotografi e zakonshme e ndonjë të afërmi të tyre.
Rezultati ishte që lehtësimi i dhimbjes veproi më shpejt duke ulur përqindjen tek grupi i parë ata të cilët panë në foto të dashuritë e tyre të zemrës.

2) Dashuria mund të kurojë dhimbjen e kokës
Oksitoksina e cila është quajtur “hormoni i dashurisë” është e dhëna kimike që liron trurin dhe pushon dhimbjen e kokës kur njeriu është i dashuruar. Ajo mundohet të pengojë receptorët, të cilët krijojnë dhimbje në tru pra duke krijuar dhimbje të kokës.

3) Dashuria mund të ulë rrezikun e atakut në zemër
Në bazë të studimeve të ndryshme që janë kryer për të vërtetuar këtë gjë, studius të ndryshëm kanë dalë në përfundimin që kanë studiuar raste të personave që kanë pësuar infrakt në zemër dhe këta persona ose kanë qënë të pamartuar ose kanë jetuar të vetëm.
Gjithashtu edhe rreziku i tyre pas daljes nga spitali ka qënë shumë herë më i madh në krahasim me ata persona që jetojnë me bashkëshortin/en e tyre.

4) Dashuria ndihmon në lehtësimin e stresit
Gjithashtu studimet kanë treguar që personat të cilët janë të dashuruar e kanë më të lehtë për të reduktuar ankthin dhe stresin, sepse kanë dikë në të cilën mund të mbështeten dhe që mund të marrin të gjithë përkrahjen e nevojshme.
Gjithashtu një fakt tjetër është se personat që janë të martuar kanë më shumë tendencë të jetojnë më gjatë në krahasim me ata të cilët janë beqarë dhe kanë vendosur ta shtyjnë jetën pa një partner/re.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713