INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Gjërat që bëjnë çdo mëngjes femrat më të lumtura në botë. Zbulojeni të vërtetën!

4 Gjërat që bëjnë çdo mëngjes femrat më të lumtura në botë. Zbulojeni të vërtetën!

Publikuar më: 11:24 15-02-2017
Femrat të cilat janë më të lumtura, kanë dhënë disa këshilla në lidhje me mënyrën si e nisin ato ditën e tyre.
Ekspertët kanë listuar gjërat më kryesore që duhet të bëjë çdo femër në mëngjes. Sipas intv.al këto femra janë të shëndetshme mendërisht dhe hidhini një sy mënyrës së tyre të jetesës:
 
1. Nisin ditën me një buzëqeshje
Nuk ju kushton gjë, edhe nëse nuk jeni në gjendjen e duhur shpirtërore për ta bërë këtë gjë. Nëse ju jepni këtë sinjal që në mëngjes, ju do filloni të ndjeni edhe më shumë gjëra të mira, gjatë ditës në vazhdim. Buzëqeshni dhe do shikoni se gjërat do ju duken më të bukura.
2. Konsumojnë kafe
Shumica e njerëzve në botë, nuk e nisin ditën, pa pirë kafe. Sipas intv.al është bërë diçka e pandashme kjo gjë, prandaj këshillohet që ta bëni gati kafen tuaj femra, përpara se të nisni ditën tuaj intensive. Kafeja ndihmon në metabolizëm dhe do t’ju kthellojë  më shumë gjatë ditës. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të përqendroheni më shumë në punë.
3. Marrin frymë në ajër të pastër
Edhe pse mund të jetë dimër, këto femra hapin dritaret dhe marrin frymë thellë në ajër të pastër. Edhe psikologët e kanë konfirmuar se kjo gjë ndihmon  në heqjen e stresit. Mos përtoni dhe bëjeni këtë gjë. Nuk ka rëndësi  sa kohë qëndroni  duke marrë frymë në ajër të pastër, rëndësi ka që mos të qëndroni  në një vend të mbyllur me ajër të ndotur.
4. Motivohen ndërkohë që kujdesen për pamjen e jashtme
Këto femra, nuk dalin nga shtëpia pa u rregulluar nga pamja e jashtme. Edhe nëse përtoni, mos dilni pa qenë bukur nga ana fizike. Kujdesi ndaj vetes suaj, është kryesor edhe për njerëzit që ju takojnë, pasi do ju vlerësojnë edhe më shumë. Sipas intv.al këto femra, bëjnë tualet në varësi të stilit të tyre të veshjes dhe mbajnë aromë të mirë . Ndërkohë që rregullohen, këto femra, në shumicën e rasteve dëgjojnë muzikë që t’i motivojë për të nisur ditën sa më mirë. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322