INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Gjërat që do ju bëjnë të ndiheni të penduar, pasi keni dalë për jetë nate

4 Gjërat që do ju bëjnë të ndiheni të penduar, pasi keni dalë për jetë nate

Publikuar më: 18:44 02-12-2016
Të gjithë mezi e prisni fundjavën, pas një jave të gjatë.
Intv.al ju sjell disa nga ndjenjat e pendimit, pasi zgjoheni në mëngjes nga një natë e gjatë argëtimi  me shoqërinë, apo partnerin tuaj.
 
1. Tmerroheni kur kujtoheni sa më shumë keni harxhuar
Ju mbani mend se sa keni dalë keni porositur një pije, por pas disa orësh nuk mbahet mend sa pije keni konsumuar. Në rastet kur keni paguar pijet tuaja, harxhimi ka qenë më i madh dhe vetëm në mëngjes reflektoni .
 
2. Nuk ndiheni pastër
Pasi keni ardhur shumë vonë në shtëpi, pas festimeve natën nuk keni pasur kohë të  hiqnit tualetin dhe të bëni dush. Intv.al shton se ky moment është i bezdisshëm për shumicën e njerëzve. Qejfi ka pasojat e veta!
 
3. E humb gjithë ditën në gjumë
Ekspertët thonë se shumica e njerëzve kanë pohuar se kur kalon shumicën e natës duke pirë dhe kërcyer, lodhja ditën tjetër do jetë e madhe. Gjumi është zgjidhja për të plotësuar orët e gjumit të natës dhe e shikoni veten në gjumë deri në drekë. Përfundimi? Keni humbur gjithë ditën në gjumë!
 
4. Shikon fotot e tua në profilet e miqve
Ndoshta kur keni bërë foto të dehur dhe nuk e keni menduar gjatë se ato do përfundojnë në profilet e tyre personale. Tashmë është vonë, që ata t’i heqin, pasi të gjithë i kanë parë. Mos u mërzisni, gjëra të ndodhin.
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.006134033203125