INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Gjërat që ja heqin maskën miqve të shtirur. Kujdes!

4 Gjërat që ja heqin maskën miqve të shtirur. Kujdes!

Publikuar më: 15:21 18-01-2017

Në ditët e sotme vazhdojnë edhe shtohen “miqtë e shtirur”. Në vende të ndryshme i gjeni dhe ju bëjnë konfuzë, nëse janë të sinqertë, apo jo. Ekspertët kanë veçuar disa gjëra që ata bëjnë dhe nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë.

1. Ju ftojnë vetëm kur duan të argëtohen

Një miqësi nuk bazohet vetëm në momentet e qejfit, por edhe kur ka nevojë. Këta persona, janë atje për ju, vetëm kur kanë mbetur vetëm dhe nuk dinë kë të thërrasin për të dalë. Kujdes!

2. Zhduken fare papritur

Intv.al shton se nëse dikush që e keni konsideruar mik, zhduket papritur për një kohë të gjatë, dijeni se gjithmonë ka qenë i shtirur. Edhe nëse i dërgoni mesazh, apo e telefononi nuk do t’ju përgjigjet.

3. Kur i thoni një problem tuajin është indiferent

Nëse ju i hapni zemrën duke i treguar diçka që ju mundon, ky “mik” nuk ju ndihmon aspak. Ai direkt do tregojë problemin e vet dhe vëmendja do kthehet te ai. Qëndrojini larg këtyre njerëzve!

4. Ju qesh dhe bën komplimenta pa kuptim

Një mik i mirë nuk është gjatë gjithë kohës me të njëjtën gjendje emocionale. Nëse ai vetëm qesh pa kuptim, sipas intv.al,  ose ju bën komplimenta të ekzagjeruara, po mundohet të përfitojë prej jush.

Burimi: Thought Catalog

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293