INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 hapa për t'i bërë sytë tuaj të duken më të mëdhenj!

4 hapa për t'i bërë sytë tuaj të duken më të mëdhenj!

Publikuar më: 17:46 17-06-2018

Këto këshilla kanë më shumë të bëjnë me teknikën kështu që ndoshta do t’ju duhet të praktikoheni disa herë deri sa të arrini pamjen e dëshiruar. Por mos u shqetësoni, është e lehtë sa t’ja merrni dorën dhe pastaj do të keni sytë mbreslënës që dëshironi.


1. Përdorni pluhur sysh të bardhë

Nuk keni përse të mbuloni gjithë sytë me pluhur të bardhë, nëqoftëse po përpiqeni t’I bëni sytë tuaj të duken më të mëdhenj. Mjafon të përdorni një laps ose një furçë në cepat e brendshëm të syve. Kjo do t’i japi dritë syve dhe do t’i hapi ato duke ju dhënë efektin Bambi (të shumë dëshiruarin).

 

2. Kujdesuni për qerpikët tuaj

Ka shumë këshilla tualeti për qerpikët tuaja. Duhet të përdorni rimel por përpara duhet t’i jepni formë qerpikëve tuaj me kthyesen e qerpikëve. Kjo ndihmon në hapjen e syve tuaj.

 

3. Mund të përdorni qerpikë fallso nëqoftëse jeni rehat me këtë, por qëndroni në aplikimin e qerpikëve teke duke i shtuar pak dendësi atyre natyralë.

 

4. Mos i lyeni qerpikët e poshtëm, është proçes i rrëmujshëm dhe ndoshta i bën sytë tuaj të duken më të vegjël. Por po e bëtë, jini shumë të kujdesshme dhe mendoni që në vend të rimelit mund të vendosni laps me ngjyrë sipas dëshirës.

Article Logic
Execution time: 0.0033688545227051