INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 hapa si të zgjidhni reçipetat e duhura për gjoksin tuaj [FOTO]

4 hapa si të zgjidhni reçipetat e duhura për gjoksin tuaj [FOTO]

Publikuar më: 12:13 28-02-2017

Zgjedhja e reçipetave të duhura për gjoksin tuaj nuk është gjithmonë shumë e lehtë!

Këto janë disa këshilla si të përdorni të duhurat.

 

e6474a9d-d1e9-43aa-a038-ced0ee444127---0.jpg

1-Merrni masat e duhura të recipetave.

Recipetat janë të pafundme dhe zgjedhja e modelit dhe numrit të duhur është e vështirë për pjesën më të madhe të femrave. Shumë femra blejnë masën e gabuar të tyre, duke bërë që veshjet të duken shumë keq.
Prandaj përpara se të shkoni të blini recipetat bëni të gjitha matjet e duhura për të gjetur numrin që keni.
Fillimisht matëni perimetrin në pjesën e poshtme të gjoksit dhe më pas perimetrin e gjoksit. Përmasat që dolën shikojini në tabelën përkatëse që përcakton masën e duhur të recipetave.

2-Gjeni modelin e duhur.

Recipetat duhen vlerësuar nga tre gjëra: kupa, mbërthimi dhe rripat mbajtës. Në momentin që provoni një palë recipeta duhen parë nëse forma e tyre përshtatet me gjoksin tuaj. Gjithashtu mbërthimi duhet të ndodhë në lidhësen më të lirë, pasi recipetat kanë veti të zgjaten me kalimin e kohës.

3-Kontrolloni si rrinë në trupin tuaj.

Recipetat nuk duhet të lëvizin në mënyrë që të zbulojnë gjoksin kur ju ngrini duart lart. Gjithashtu edhe shtrëngimi i tyre nuk duhet të jetë i lartë. Ato duhet të rrinë mjaftueshëm të ngushta sa të futen lirshëm dy gishta. Ndërsa baza e rripit duhet të rrijë horizontal me gjoksin tuaj dhe jo më lart.

4-Recipetat duhet ta ngrënë lart gjoksin.

Gjoksi duhet të rrijë lart dhe jo të varet. Ju mund të ngrini rripat e recipetave për t'i rregulluar, por kujdes mos ato ju presin tek shpatullat. Gjoksi duhet të rrijë në atë lartësi ku ndodhet pika e mesit të gjatësisë së shpatullës dhe bërrylit tuaj. Nëse gjoksi rri poshtë asaj pike, modeli i recipetave nuk është i duhuri.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279