INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 humbje jete sot nga COVID-19! Shifër rekord e të infektuarve në 24 orët e fundit

4 humbje jete sot nga COVID-19! Shifër rekord e të infektuarve në 24 orët e fundit

Publikuar më: 15:32 21-07-2020

Në 24 orët e fundit janë kryer 482 testime në vendin tonë dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, plot 119 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën 4 qytetarë si pasojë e koronavirusit, 2 të shtruar në Spitalin Infektiv, një nga Tirana dhe një nga Vlora, ndërsa dy të tjerë në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga Tirana dhe Malësia e Madhe.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.


Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale 36388

Raste pozitive 4290

Raste të shëruara 2397

Raste Aktive 1776

Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 893


Durrës 201

Shkodër 201

Vlorë 100

Lezhë 89

Korçë 63

Kukës 52

Elbasan 51

Fier 43

Berat 35

Dibër 26

Gjirokastër 22

Article Logic
Execution time: 0.0016658306121826