INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 këshilla si mos të ndiheni keq kur jeni beqarë në sezon dasmash. Të na trashëgohet çifti!

4 këshilla si mos të ndiheni keq kur jeni beqarë në sezon dasmash. Të na trashëgohet çifti!

Publikuar më: 13:09 27-08-2018
Të jesh beqarë, kur je i rrethuar nga çifte të dashur në sezonin e dasmës mund të jetë e vështirë.
Sipas intv.al ja 4 këshilla si mos të ndiheni keq kur jeni beqarë në sezon dasmash:
1. Mos u ndjeni të detyruar
Edhe pse jeni në një dasëm, ndërkohë që jeni beqarë kjo nuk do të thotë që edhe ju duhet të martoheni. Ju thjesht, jeni të ftuar, prandaj mos u ndjeni të detyruar.
2. Trajtojeni veten
Sezoni i dasmës është i shtrenjtë. Ekspertët shtojnë se duhet t’i kushtoni rëndësi pamjes së jashtme, për t’u ndier më mirë me veten.  Mendojeni këtë si një shpërblim për të kaluar mirë  sezonin e dasmës e vetme.
3. Shijoni çdo moment në dasëm
Fakti që jeni beqarë dhe të ftuar në një dasëm, nuk do të thotë që duhet të qëndroni të mërzitur. Duhet ta hiqni mendjen dhe të kërceni sa më shumë. Nuk duhet të ndiheni keq, pasi nuk do shijoni asgjë.
4. Dasmat janë vendet më të mira për t’u njohur me dikë
Sipas intv.al duhet ta mendoni si një mundësi të mirë për t’u njohur me dikë interesant. Nuk duhet të ndiheni keq që jeni beqarë, sepse gjërat edhe ndryshojnë në të ardhmen.
Burimi: eharmony
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318