Gjigantët europianë të gjithë të “çmendur” pas Kylian Mbappe. Arsenali, Real Madrid, Manchester United dhe City nuk do të kursehen financiarisht pasi janë në “luftë” për të marrë shërbimet e talentit të Monacos, Kylian Mbappe.
Sipas tabloidit britanik “The SUN”, skuadra e Arsenalit është në “pole position” për të marrë shërbimet e talentit francez pasi ka vendosur të shpenzojë plot 122 milionë sterlina, shkruan SYRI.net.
Në vendin e dytë renditet Real Madrid që kërkon t’i ofrojë Monacos plot 118 milionë sterlina.
Ndërsa në garë për Mbappe janë United dhe City që ofrojnë respektivisht 113 milionë sterlina dhe 105 milionë sterlina.
Mbappe pritet të bëhet transfeta më e shtrenjtë në historinë e futbollit duke lënë pas Pogba-në.