INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Korriku / 241-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve

4 Korriku / 241-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve

Publikuar më: 09:40 04-07-2017

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 241-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
 
4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë.
 
Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 241 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend.
 
Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet, ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.  
 
Qytetarët amerikanë festojnë pavarësinë e vendit të tyre në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa gatishmëria është maksimale për sigurinë.
 
Pavarësia e SHBA-së festohet edhe Shqipëri, pasi në nder të kësaj dite Ambasada Amerikane organizon pritje me personalitete të ndryshme.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0021939277648926