INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 mënyrat si të zbuloni një person që dëshiron t’ju bëjë keq

4 mënyrat si të zbuloni një person që dëshiron t’ju bëjë keq

Publikuar më: 14:34 14-03-2018
Njerëzit negativ duan gjithmonë të na bëjnë dëm.
Sipas intv.al duhet të bëni sa më shumë kujdes, pasi është e vështirë për t’i dalluar. Duhet të ndiheni me fat, nëse arrini të jeni në kohë për t’i zbuluar. Më poshtë keni mënyrat që duhet të përdorni për të parë nëse keni të bëni me dikë negativ, apo jo.
1. Fshehin synimet e tyre
Ata dëshirojnë më shumë të dinë për ju, sesa të thonë synimet që kanë. Fshehja e synimeve të tyre i jep mundësinë për të manipuluar njerëzit e tjerë. Prandaj, duhet të keni kujdes, përpara se të shprehni çdo gjë në praninë e tyre.
2. Jetojnë për të marrë pushtetin 
Sipas intv.al njerëzit që duan t’ju bëjnë keq, i përdorin të tjerët  si shkallë për të marrë gjërat që duan. Ata nuk kujdesen për atë që ndodh me dikë tjetër. Pra, ju përdorin aq mirë, saqë është e vështirë t’i dalloni.
3. Duken të ëmbël nga jashtë, por do t'ju tregojnë dhëmbët e tyre
 Nëse ju do zbulonit  identitetin e tyre të vërtetë, nuk do të shoqëroheshit  me to. Ata krijojnë imazhin e  një personi miqësorë , për t’u fshehur sa më mirë. Ata  mund të bëjnë donacione bamirëse për t'i bindur njerëzit se janë të sjellshëm. Mos shikoni pamjen e jashtme të veprimeve të tyre.
4. Ata manipulojnë  nëpërmjet emocioneve për të marrë atë që duan
 Njerëzit e këqinj  e dinë se ata mund të manipulojnë  emocionet  tuaja. Ata janë ato që ju dëshironi, vetëm sa për t'ju mbajtur të qetë. Kjo pikë, sipas intv.al është edhe më e rëndësishmja, prandaj hapini sytë mirë.
Burimi: Lifehack
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889