Jashtë zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel në orët e para të ditës janë parë katër pako të verdha të dyshimta dhe për këtë arsye zyra e saj është evakuar duke mos lënë askënd të futej në godinë.
Një zyrtar i policisë foli për Agjencisë e lajmeve Reuters duke thënë se po punohet për të zbardhur ngjarjen. Që në fillim të këtij viti Gjermania është përballur me ngjarje të dyshimta dhe natën e ndërrimit të viteve policia evakuoi dy stacione trenash në Mynih, pasi morrën informacion nga shërbimet sekrete se të paktën 7 kamikazë ishin gati të kryenin akte terroriste.