INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 rraca qensh që janë të përshtatshëm për apartament

4 rraca qensh që janë të përshtatshëm për apartament

Publikuar më: 17:15 21-05-2016

Ka shumë njerez të cilët duan të marrin një qen, por nuk e bëjnë për shkak se jetojnë në një apartament dhe mendojnë se nuk është ambienti më i mirë për të patur një të tillë.

Për fatin tonë sot kemi shumë rraca të ndryshme qensh (falenderojmë kryqëzuesit e qenve për këtë gjë) dhe disa prej tyre jane shumë të përshtatshëm për apartament. Sigurisht kur bëjmë një kërkim për qent e përshtatshëm në apartament na dalin shumë rraca të ndryshme dhe një pjesë të tyre ose nuk e kishim idenë që ekzistonin, ose mund t’i kemi parë vetëm nëpër filma. Por ja ku janë 4 rraca qensh të cilët mund të gjenden në vendin tonë.

Chow Chow

Chow Chow janë protektivë dhe dashamirës kundrejt familjes së tyre. Për t'i bërë sa më të urtë ata kanë nevojë për shumë socializim kur janë akoma këlyshë dhe do të ishte shumë mirë nëse kanë edhe kontakt me fëmijët. Ata duhet të stërviten për t'i treguar se cili është vendi i tyre në familje pasi kanë tendence të bëhen dominantë. Nëse stërviten shumë mirë, Chow Chow-t mund të bëhen qen konkursesh dhe shkëlqejnë në provat e bindjes dhe të shkathtesisë. Ata janë shumë inteligjent por mund të tregohen kokëfortë kështu që stervitja e tyre mund të jetë pak e vështirë.

Nevoja për ushtrime: <20 minuta ne dite
Niveli i Energjisë: I qetë
Jetëgjatësia: 10-12 vite,
Tendenca për t'u jargavitur: Mesatare
Tendenca për të gërhitur: mesatare në të lartë
Tendenca për të lehur: e ulët
Tendenca për të gërmuar: e ulët
Nevoja për vëmëndje: e ulët

Chihuahua

Chihuahuat janë qen të shkëlqyer për shoqëri. Atyre u pëlqen vëmendja dhe janë shumë besnikë ndaj pronarit. Edhe pse mund të futen në një cantë, ata janë aktivë dhe u pëlqen të kenë me cfarë të merren. Chihuahuat janë qen shumë të mirë për familje nëse trajtohen me respekt, por kanë një reputacion të keq që mund te shpërthejnë në agresivitet ndaj të panjohurve që mund t'u duken si kërcenim. Si shumë rraca të vogla kanë një tendencë që ta ekzagjerojnë me të lehurat dhe mund të tentojnë të dominojnë të zotin pasi janë pak tekanjozë.

Nevoja për ushtrime: <20 minuta ne dite
Niveli i Energjisë: shumë energjikë
Jetëgjatësia: 14-18 vite
Tendenca për t'u jargavitur: e ulët
Tendenca për të gërhitur: mesatare në të lartë
Tendenca për të lehur: mesatare në të lartë
Tendenca për të gërmuar: e ulët
Nevoja për vëmëndje: e lartë

Yorkshire Terrier

Duke qënë se janë qen të vegjël, Yorkshire Terrier nuk kanë nevojë për shumë hapësirë për t'u ushtruar. Ata janë qen shumë të mirë për apartamente por sigurisht që i shijojnë shumë shëtitjet e gjata. ata lëshojnë shumë pak qime për të mos thënë fare dhe për këtë arsye kërkojnë më shumë perkujdesje për pellushin e tyre sesa qentë e tjerë. Nëse dëshironi t’ia mbani pellushin e gjatë atëherë do të kërkojë akoma më shumë kohë përkujdesjeje. Kjo rracë është e ndjeshme ndaj të ftohtit kështu që ata kanë nevojë për më shumë kujdes në perjudhat e ftohta të dimrit.

Nevoja për ushtrime: <20 minuta ne dite
Niveli i Energjisë: shumë energjikë
Jetëgjatësia: 14-16 vite
Tendenca për t'u jargavitur: e ulët
Tendenca për të gërhitur: e ulët
Tendenca për të lehur: e lartë
Tendenca për të gërmuar: e ulët
Nevoja për vëmëndje: mesatare

Malteze

Maltezët janë të butë, dashamirës, inteligjentë, të dëgjueshëm dhe të besueshëm. Një qen shumë i mirë për familje pasi ata janë plot jetë, lozonjarë, të vrullshëm dhe shijojnë shumë të mësojnë gjëra të reja. Mund të mos i tolerojnë shumë fëmijët që nuk i trajtojnë me kujdes. Ata janë shumë të përshtashëm për apartament dhe gjithmonë shkëlqejnë edhe në ambientet më të vogla. Më e mira e tyre është se nuk lëshojnë qime dhe janë të pranushëm nga shumica e njerëzve të cilët janë alergjikë. Për këtë arsye duhet patur më shumë kujdes për pellushin e tyre, sidomos qimet përreth zones së syve.

Nevoja për ushtrime: 20 minuta ne dite
Niveli i Energjisë: shumë energjikë
Jetëgjatësia: 12-14 vite
Tendenca për t'u jargavitur: e ulët
Tendenca për të gërhitur: e ulët
Tendenca për të lehur: e lartë
Tendenca për të gërmuar: e ulët
Nevoja për vëmëndje: e lartë

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764