INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 sekrete për të pasur një lidhje të qëndrueshme

4 sekrete për të pasur një lidhje të qëndrueshme

Publikuar më: 16:51 11-06-2017

Shumë njerëz harrojnë që pjesa thelbësore e lidhjes është ta ruash atë.

Të bësh për vete një femër, për një kohë relativisht të shkurtër, kërkon shumë këmbëngulje, por sigurisht që të ruash ekuilibrin në çift pas disa muajsh apo vitesh, është një detyrë shumë e vështirë. Kemi përzgjedhur disa sekrete të thjeshta, që kushdo mund t’i përdorë për të mbajtur ndezur zjarrin në çift dhe për të qenë të lumtur sa më gjatë.

 

Kënaqësia e të prekurit

Dëshira është një nga treguesit e parë të një marrëdhënieje të lumtur. Prekja është një gjest i vogël, por shumë domethënës. Secili prej nesh duhet ta dëshirojë, të ketë kënaqësinë të ndiejë lëkurën e partnerit, shijen e puthjeve të tij dhe të dëshirojë të ndiejë drithërimën dhe euforinë që ajo jep. Prekja e duarve apo kërkimi i një kontakti fizik e bëjnë të kuptojë partnerin se ju jeni aty.

Përkushtojuni gjërave që ju pëlqejnë

Shpesh puna na rrëmben jashtëzakonisht shumë, ndonjëherë për ditë e javë me radhë, pa na dhënë mundësinë ta stakojmë spinën. Por duhet të kemi parasysh se marrëdhënia në çift do edhe kënaqësi, të cilat duhen ndarë bashkërisht. E rëndësishme në çift është të gjeni kohë për ta kaluar së bashku, për të bërë gjëra që ju pëlqejnë. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, por që të jetë burim gëzimi dhe harmonia.

Bëni gjeste të çmendura

Një çikë çmendurie i shërben çdo raporti të shëndoshë. Romantizmi, gjestet e vogla të përditshme janë thelbi i një marrëdhënie jetëgjatë. Bëjini njëri-tjetrit surpriza, dhurata të thjeshta me shumë domethënie, dhurojini çdo ditë përkujdesje të veçanta partnerit, sepse këto gjeste lënë gjurmë të mëdha, të cilat në momente të vështira janë ato që bëjnë ndryshimin.

Zbuloni gjëra të reja

Ju dhe partneri juaj keni stile të ndryshme jete? Jeni të angazhuar në punë dhe profesione të ndryshme? Mundohuni të interesoheni për profesionin e partnerit, bëni kërkime në internet, mësoni më shumë për punën e tij. Duhet të bëni të mundur që jetët tuaja të gërshetohen, që të ndryshmet tuaja të jenë motiv për t’u rritur dhe që të caktoni një dialog konstruktiv për të zbuluar gjëra të reja dhe për të qenë më aktivë. Mundohuni ta përfshini partnerin në jetën tuaj, por nga ana tjetër edhe ju të bëni pjesë në të tijën. Shpesh nuk u japim rëndësi gjesteve të vogla, por pikërisht nga këto të fundit ndërtohen marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594