Një nga shenjat më të mëdha që nuk e dini se çfarë doni në një marrëdhënie vjen nga mënyra se si e shikoni dinamikën tuaj si një të plotë. A jeni ju dhe partneri juaj duke kaluar në një lidhje më serioze? Apo është kjo një marrëdhënie ku thjesht kaloni kohën së bashku? Nuk ka asgjë të keqe të jeni në një marrëdhënie që funksionon vetëm për tani, megjithatë, pakënaqësia vjen lehtë kur nuk keni marrë hapat e duhur për të kuptuar se përse jeni në lidhje me këtë person dhe pse ia vlen ta mbani atë në jetën tuaj. Ju i detyroheni vetes dhe partnerit tuaj që të jeni të përgjegjshëm për vendimet tuaja. Nuk vlen të qëndrosh në një marrëdhënie vetëm për hir të ngushëllimit ose sepse keni frikë të jeni të vetëm. Nëse nuk e dini se çfarë doni në marrëdhënien tuaj, atëherë kjo mund të jetë sepse nuk doni një marrëdhënie tani ose se partneri juaj nuk mund t'ju japë atë që në fakt do t'ju bëjë të lumtur. Kështu pra, ja si të kuptoni nëse nuk e dini ende çfarë kërkoni nga lidhja juaj:
Fokusoheni në pakënaqësinë tuaj
Kur nuk e dini se çfarë doni në lidhjen tuaj, përqendroheni në atë që nuk po merrni. Shpresa juaj është që partneri do ta dijë në mënyrë intuitive se çfarë do të të bëjë të lumtur.
Për shkak se jeni aq i fokusuar në atë që nuk po funksionon mes jush, po anashkaloni gjithë ato mundësi që mund t’ju çojë aty ku doni.
Nuk po shihni se si mund të funksionojnë gjërat
Kur nuk e dini se çfarë doni nga një marrëdhënie, mund të bëni kompromis me veten për diçka që mund të ndodhë për një kohë afatshkurtër dhe pa të ardhme.
E keni të vështirë të planifikoni diçka me partnerin tuaj
Kur nuk e dini se çfarë doni nga një marrëdhënie, ndoshta nuk e dini si ta kaloni kohën me partnerin tuaj. Kështu bini në një rutinë (film, darkë, gjumë).
Me pak djalë,ndjeheni të mërzitur në rutinën tuaj, por ju nuk dini si të dilni nga ajo.
Merrni atë që mund të merrni pa kërkuar shumë
Ndoshta gjëja më e dëmshme për të qenë në një marrëdhënie ku nuk e dini se çfarë doni është se kjo ju bën pasive. Ju nuk ndiheni të përmbushur dhe nuk jeni në gjendje të kërkoni atë që do ta përmirësonte gjendjen.
Nëse kujdeseni për veten dhe partnerin tuaj, filloni të flisni hapur dhe të shprehni ndiënjat tuaja, ekziston mundësia që personi përkrah jush t’iu ndihmojë të kuptoni çfarë ju duhet në të vërtetë. Mbase dhe pak kohë vetëm nuk do të bëntë keq.